Një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në zonën e pyllëzuar të fshatit Alipostivan në Gjirokastër. Bëhet fjalë për shtetasin G. H.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e vrasjes aksidentale, në këmbë, me armën e gjahut artizanal që përdorte për gjueti.
Në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.
Komento
Komente
