Gjirokastër- Kapet në arrati lazaratasi i dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Gjirokastrës ekzekutuan sot (17 maj) urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e të shpallurit në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Burime zyrtare bënë me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 vjet burgim, nga të cilat 32-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer edhe 6 muaj burgim, për veprat penale "mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "grupi i strukturuar kriminal".
Policia nuk dha detaje të hollësishme rreth dosjes penale në fjalë, nëse i riu i përket grupit të zjarrit në Lazarat që sulmuan Policinë e Shtetit dhe forcat speciale gjatë viteve 2014-2015, apo rasti ka të bëjë me një tjetër operacion kundër krimit të organizuar.
Komente
