Kronikë

Operacioni ‘Kilovati’ në Gjirokastër/ Instalonin matës të energjisë elektrike pa regjistrim, ekzekutohen 16 masa sigurie! Në pranga punonjës dhe ish punonjës të OSHEE

19 Mars, 10:50| Përditesimi: 19 Mars, 14:40

  • Share

Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar 16 masa sigurie për disa punonjës të OSHEE dhe qytetarë.

Për 4 persona është ekzekutuar masa ‘arrest në burg’ ndërsa 6 të tjerë janë lënë në ‘arrest shtëpie’, të gjithë punonjës dhe ish punonjës të OSHEE, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë dhe siguronin e instalonin matës të energjisë elektrike pa i regjistruar.

Një ish punonjës tjetër është shpallur në kërkim pasi ndaj tij u vendos masa ‘arrest në shtëpi’ për të njëjtën veprimtari kriminale. Ndërkohë, gjashtë qytetarë janë lënë në detyrim paraqitjeje dhe iu është ndaluar ndalja jashtë vendit, pasi vidhnin energji elektrike nëpërmjet këtyre matësve.

Policia ka sekuestruar në banesën e njërit prej të arrestuarve : 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. Gjithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.

"Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.

Në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar, u gjetën sendet e sekuestruara me cilësinë e provës materiale dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, njofton policia. 

Masat ‘arrest në burg’ 
- Sotir Kaci, 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;
- Reiz Gjoleka, 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;
- Rasho Bizhga, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
- Ignadjo Basha, 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.
‘Arrest në shtëpi’ 
- Xhemal Bistri, 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;
 - Ermal Xhavara, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;
- Roland Skëndo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
- Seit Rondo, 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;
- Sazan Braja, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;
- Taulant Beqiri, 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?