Kronikë

Gjirokastër, gjykata lëshon 16 masa sigurie për zyrtarët e OSHEE! Në pranga zyrtarë, teknikë dhe faturistë

19 Mars, 10:50| Përditesimi: 19 Mars, 12:58

  • Share

Të paktën 16 masa sigurie janë lëshuar për punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastër. 

Masat e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të mërkure nga policia. 

Shumica e këtyre masave janë me 'arrest në burg' ndërsa të tjerat janë me 'detyrim paraqitjeje'. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE të rajonit jugor.

Burime për Report Tv informojnë e Idi Basha ish-magazinier i OSHE, Sotir Kaçi, inxhinier, Rasho Bizhga, teknik dhe Roland Skëndi janë disa nga personat që iu është caktuar masa 'arrest në burg'.

 

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?