Kronikë

Gjirokastër/ Goditet grupi që transportonte emigrantë të paligjshëm, i mituri braktis mjetin dhe ia fut vrapit sapo sheh policët! 4 në pranga

3 Gusht, 11:57| Përditesimi: 3 Gusht, 12:12

  • Share

GJIROKASTËR- Një grup prej katër personazh që organizonte trafikun e emigrantëve të paligjshëm është goditur në Gjirokastër. 4 persona kanë rënë në pranga, mes tyre koka e grupit, si edhe një i mitur 17-vjeçar. Ky i fundit po drejtonte mjetin me të cilin po transportoheshin 9 emigrantët e paligjshëm nga Egjipti.

Ai u konstatua nga uniformat blu në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Ura e Kardhiqit’, duke drejtuar automjetin tip "Mercedez benz" dhe po transportonte emigrantët kundrejt pagesës nga Gjirokastra në Shkodër. Në momentin kur policia i ka bërë shenjë që të ndalonte, i mituri nuk i është bindur urdhrit dhe ka braktisur mjetin duke u larguar me vrap, por më pas është vënë në pranga.

Dy personat e tjera që u arrestuan po qarkullonin me një mjet tjetër, tip ‘Fiat’ dhe kontrollonin rrugën për të sinjalizuar 17-vjeçarin për prezencën e Policisë. Ndërsa organizatori i grupit ishte një 34-vjeçar banues në Lushnjë, i cili po ashtu ra në pranga. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 400 euro dhe 6 celularë. 

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Attempt 2", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. B., 29 vjeç, A. A., 48 vjeç, si dhe një shtetas i mitur 17 vjeç, të tre banues në Lushnje.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit D. D., 34 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale.

Shtetasi i mitur 17 vjeç, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", duke drejtuar  automjetin tip "Mercedez benz", pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt fitimit, 9 emigrantë nga Egjipti, në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua”, njofton Policia e Gjirokastrës.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?