Foto ilustruese

Gjendet i vdekur 57-vjeçari në kamionçinë, u godit me sende të forta pas konfliktit, dy pista dyshimi se ku mund të fshihet autori (EMRI)

5 Gusht 2020, 17:10| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 18:35

  • Share

GJIROKASTËR- Një 57-vjeçar është gjetur i vdekur në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë, pasi është goditur me sende të forta nga një person. Viktima i identifikuar si Gëzim Saraci, banues në Gjirokastër është gjendur i pajetë në rrethana ende të paqarta dhe me shenja të goditurash në trup. Burime për Report Tv thonë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe se pas një konflikti të çastit ai e ka qëlluar me sende të forta duke i sjellë vdekjen 57-vjeçarit.  

Policia e Gjirokastrës ka ngritur pika kontrolli në zonë për shoqërimin e  personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Janë ngritur dy pista dyshimi se ku mund të fshihet autorit, i cili është arratisur pasi ka lënë të vdekur 57-vjeçarin pasi e goditi me sende të forta. Ai mund të jetë fshehur në fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe pista e dytë është fshati Ndëran në Zagorie.

Kjo është ngjarja e dytë  brenda pak ditësh, që një person gjendet i vdekur në rrethana të paqarta. Kujtojmë se para dy ditësh, taksisti Abdulla Budlla u vra pak metra larg makinës së tij me armë zjarri në Fushë Prezë, ndërsa sot u identifikikua autori.

Ora 18:26
Dy pista dyshimi se ku mund të fshihet autori që vrau me sende të forta 57-vjeçarin

Policia ka ngritur dy pista dyshimi se ku mund të fshihet autorit, i cili është arratisur pasi ka lënë të vdekur 57-vjeçarin pasi e goditi me sende të forta. Ai mund të jetë fshehur në fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe pista e dytë është fshati Ndëran në Zagorie.

Ora 17:25
Detaje të reja/ Viktima ka qenë duke udhëtuar me autorin, është goditur pas një konflikti të çastit

Burime për Report Tv thonë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe se pas një konflikti të çastit ai e ka qëlluar me sende të forta duke i sjellë vdekjen 57-vjeçarit.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?