Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë u zhvilluan homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij. Pranë bazoreljevit kushtuar personaliteteve të shquara të Gjirokastrës pjesë e të cilit është dhe Kadare, qytetarë të shumtë nënshkruan në librin e kujtimeve.
Në ditën e zisë kombëtare, shkrimtarë e intelektualë u mblodhën në bibliotekën publike të Elbasanit në nder të shkrimtarit Ismail Kadare i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjecare. Ata vleresuan se Kadare do të mbetet gjeniu i letrave që la pas një krijimtari të pasur letrare.
Homazhe në nder të tij u zhvilluan dhe në institucione të tjera kulturore e arsimore të vendit, siç është universiteti i Korçës. Pedagogë, studente dhe qytetarë shprehin trishtim për këtë humbje të madhe.
Përkthyer në 45 gjuhë, Ismail Kadare ka bërë të njohur letersinë shqipe në mbarë botën me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936 dhe ndërroi jetë më 1 korrik 2024 në Tiranë.
Lamtumira e fundit u dha sot në një ceremoni shtetërore në Teatrin e Operas dhe Baletit.