Gjirokastër-Polica në Kakavijë ka arrestuar një 34- vjeçar, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
34- vjeçari me inicialet XH.Z, i shpallur në kërkim ishte dënuar me 3 vite e 3 muaj e 27 ditë burg.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare në Kakavijë kapi shtetasin e shpallur në kërkim Xh. Z., 34 vjeç nga Fieri Gjykata e Apelit Vlorë 9 vite me parë, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori', thuhet në njoftimin e policisë.
Komente
