Gjirokastër- Policia e Gjirokastgrës arreston drejtuesin e automjetit që dyshohet se i preu rrugën dhe u përplas ditën e djeshme me autoambulancën e spitalit, e cila po transportonte një pacient. Nga përplasja pati 6 persona të plagosur dhe të lënduar, mes tyre edhe vetë pacienti.
Në vijim të hetimeve të kryera nga Policia Rrugore, sot u konfirmua se në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shoferit D. K., 66 vjeç.
“Automjeti që drejtonte, u përplas me një autoambulancë dhe nga përplasja u dëmtuan 6 persona”, bëri me dije policia vendore.
Ngjarja ndodhi dje (24 korrik) në Urën e Kardhiqit, në kryqëzimin Sarandë-Gjirokastër-Tepelenë, në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Automjeti tip BMW, me targa TR8732L, i ka prerë rrugën autoambulancës së Spitalit të Tepelenës me targa AB220AT. Për pasojë autoambulanca pas përplasjes ka përfunduar anash rrugës, ndërsa automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.
Komente
