Gjirokastër/ Infektohen me COVID 7 nxënës të një gjimnazi, mbyllen përkohësisht klasat e 11-a

21 Janar 2021, 14:35| Përditesimi: 21 Janar 2021, 14:37

  • Share

GJIROKASTËR – 7 nxënës të një gjimnazi në Memaliaj kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka shfaqur simptoma të koronavirusit dhe pasi ka kryer testin, rezultoi pozitiv.

Në të tilla kushte, tamponi u është marrë dhe nxënësve të tjerë ku shumica kanë rezultuar pozitivë.

Kjo ka sjellë mbylljen e klasës së 11 të këtij gjimnazi përkohësisht deri në shërimin e plotë të tyre.

Nuk dihet ende nëse është prekur ndonjë pjesëtar i stafit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?