Kronikë

Gjirokastër/ Kapen duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, në pranga dy të rinjtë (VIDEO)

16 Nëntor 2020, 08:59| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 09:13

  • Share

GJIROKASTËR - Dy të rinj u arrestuan nga policia pasi u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.

Në kuadër të operacionit të koduar "Muzgu 2", policia ndaloi dy të rinjtë, 19 vjeç me iniciale E.T. dhe 18 vjeç me iniciale S.L. në vendin e quajtur "Kthesa e Jorgucatit".

Në këmbim të një pagese ata u kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së. Ata ishin drejtuar për në Tiranë me dy automjete, një tip "Audi A3" dhe "Mercedez Benz".

Policia sekuestroi dy automjete, 2 aparate celularë dhe 870 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

E.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?