Kronikë

Gjirokastër/ Kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim për fshehje të ardhurash dhe dokumente të falsifikuara

21 Qershor, 14:47| Përditesimi: 21 Qershor, 14:57

  • Share

Gjirokastër – Është vënë në pranga një 73-vjeçar, banues në Greqi, i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Sipas policë, shqiptari me inicialet me inicialet J. K., ishte shpallur në kërkim më datë 29.05.2025 për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Fshehja e të ardhurave”. Atij i janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.

Pas kapjes në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj tij. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?