Gruaja e arrestuar (në rreth), duke mbajtur thikën në dorë para sulmit

Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

20 Nëntor, 15:33| Përditesimi: 20 Nëntor, 15:42

  • Share

Gjirokastër- Kërcënonte me thikë qytetarët në rrugë dhe tentonte t’u grabiste para, Policia e Gjirokastrës arreston 43-vjeçaren, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Pas shoqërimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se Z.V., kishte tentuar të kryente edhe grabitje nën kërcënimin e armës, duke realizuar menjëherë arrestimin e saj për veprën penale "vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (20 Nëntor), në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ku 43-vjeçarja ka dëmtuar lehtë me mjet prerës dhe një grua të moshuar, 67-vjeçare, që ajo t’i jepte para. 

Denoncimi u bë fillimisht në median sociale dhe JOQ, për veprimet e pakontrolluara nga e dyshuara me thikë në dorë, teksa uniformat blu u vunë në lëvizje dhe zbuluan më tej agresionin dhe tentativën e grabitjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?