Foto Ilustruese

Kronikë

Gjirokastër, kërkohet identifikimi i një 50-vjeçareje të gjetur

10 Prill 2018, 11:11| Përditesimi: 10 Prill 2018, 11:15

  • Share

Një person i seksit femër është larguar nga banesa dhe pasi është gjetur nga policia,nuk është bërë i mundur identifikimi i saj. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë mediave dhe të qytetarëve në identifikimin e kësaj shtetase.
Ajo është gjetur nga uniformat blu mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30 në fshatin Zhapokik, Memaliaj.
Ështe rreth 1.60 e gjatë, rreth 50 vjeçe, flokët i ka ngjyrë të zezë të prera shkurt dhe ka të veshur një palë pantallona xhinse ngjyrë blu, xhup jeshil dhe një shall ngjyrë të zezë.
Ajo është nën kujdesin e nevojshëm mjekësor, dhe nën praninë e  psikologut, është pyetur për identitetin por nuk tregon asgjë.
Banorët përrthe zonës ku është gjetur janë pyetur por asnjë nuk e njihte.
Drejtoria e Policisë Gjirokastër falënderon çdo person i cili jep informacion mbi shtetasen në fjalë që do të ndihmojë për dërgimin e saj pranë familjarëve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?