Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka zbuluar një parcelë droge të kultivuar në oborrin e një banese në Lazarat.
Gjatë operacionit të koduar ‘Koordinata’ u arrestua personi i dyshuar për kultivimin, teksa u asgjesuan 48 bimë narkotike.
“Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë P. Gj. Në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat, u gjetën të kultivuara 48 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”, bëri me dije policia vendore..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
