Foto ilustruese

Kronikë

Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit

2 Janar, 11:33| Përditesimi: 2 Janar, 11:47

  • Share

Gjirokastër- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur në hyrje të vitit të ri, për fat të mirë pa viktima.

Sektori i Policisë Rrugore Gjirokastër njoftoi sot (2 Janar) se arrestoi në flagrancë 34-vjeçarin me inicialet R. M., banues në Lazarat, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me makinën e drejtuar nga M. K., 64-vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit dhe banues në Gjirokastër.

“Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale. Me shtetasin M. K., janë kryer veprime administrative nga Policia Rrugore, kurse 34-vjeçari R.M., u arrestua”, njoftoi policia vendore.

Pas veprimeve paraprake hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit për hetime të mëtejshme për aksident dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?