Foto ilustruese

Kronikë

Gjirokastër/ Makina del nga rruga te 'Ura e Kardhiqit', vdes drejtuesi 62-vjeçar

20 Dhjetor 2024, 08:02| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 08:39

  • Share

Gjirokastër- Një aksident i rëndë me pasojë humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm (20 Dhjetor) në Gjirokastër.

Rreth orës 05:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të "Urës së Kardhiqit", shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në qytetin e gurtë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

"Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje", tha policia vendore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Lajmi në përditësim...)

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?