Merr flakë një automjet, i cili po udhëtonte nga fshati Dhoksat, Njësia Administrative Lunxhëri, në drejtim të Gjirokastrës.
Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje ku u konstatua se automjeti, autoveturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët.
U ndërhy menjëherë dhe u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit. Drejtuesi i mjetit, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.
Për pasojë automjeti u dogj plotësisht.
Komento
Komente
