Gjirokastër- Një 46-vjeçar nga Tirana është marrë nën akuzë nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet për kontrabandë të mallrave ushqimore dhe pijeve alkoolike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare konfirmuan sot se ‘referuan materialet në Prokurori’, ku nisi procedimi penal për F. Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë.
“Gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara”, bëri me dije policia vendore.
Ka dyshime se këto produkte kontrabandoheshin nga Greqia dhe tregtoheshin në kryeqytet, teksa hetimet janë ende aktive dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komente
