Komisariati i Gjirokastrës

Gjirokastër/ Mori pa leje vajzën e mitur pas divorcit, ish-gruaja e denoncon! 34-vjeçari i ‘bën të fortin’ policëve

15 Gusht 2022, 10:28| Përditesimi: 15 Gusht 2022, 10:37

  • Share

GJIROKASTËR- Një situatë e pazakontë është regjistruar në Gjirokastër, ku një burrë pasi është divorcuar nga gruaja ka tentuar që t’i marrë fëmijën pa leje.

Ka qenë ish-bashkëshortja e cila ka bërë denoncimin në Polici.

Sikur kjo të mos mjaftonte, 34-vjeçari me inicialet I. D., banues në fshatin Nokovë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në fshatin Nokovë, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij se 34-vjeçari ka tentuar të marrë pa leje, vajzën e tyre të mitur. Gjithashtu, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër", njofton Policia. 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?