Sociale

Mungesa e infrastrukturës në Gjirokastër për personat me aftësi të kufizuara, paraplegjikët: Duhet zgjidhje afatgjatë, pa akses në rrugë

29 Qershor, 16:47| Përditesimi: 29 Qershor, 17:20

  • Share

Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme dhe zaptimi i hapësirave të pakta të parkimit të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten shqetësim në Gjirokastër. Vjollca Koko, mjeke pranë Spitalit “Omer Nishani” dhe njëherazi kryetare e Shoqatës së Paraplegjikëve për qarkun jugor, ngre alarmin se nuk respektohet sinjalistika rrugore për këtë kategori.

“Mua më ka qëlluar shumë herë që dua të kalojë nga e majta në të djathtë por ngel gjithmonë të ajo pjesa ku kalojnë makinat. Sepse para rampës është parkuar një makinë. Qoftë me nje bllokazh ose e parkuar. Kemi arritur të kemi 7 vend parkime por këto janë të pamjaftueshme për numrin e invalidëve që janë në bashkinë e Gjirokastrës”, tha  Koko

Koko tregon se në disa raste është detyruar t’u drejtohet autoriteteve për të zgjidhur situatën, por ndërhyrjet janë të përkohshme.

“Marrim telefon edhe na zgjidhet problemi, por ne duam një zgjidhje të qëndrueshme të problematikës qe kemi. Ne e meritojmë që vendet që janë për ne të jenë të lira në çdo moment mund të kemi nevojë ditë e natë të lëvizim”, shtoi ajo.

Problematika bëhet edhe më shqetësuese në zonën muzeale të qytetit, ku për shkak të stilit të ndërtimit dhe terrenit të vështirë, qasja për këtë kategori është thuajse e pamundur. Pikërisht në këtë zonë ndodhen edhe shumë institucione publike ku këta qytetarë marrin shërbimet bazë.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?