Gjirokastër/ Mbetje spitalore mbushin lumin Drinos pranë Lazaratit, banorët ngrenë alarmin! Pas publikimit të lajmit në Report Tv njoftohet policia

17 Qershor 2022, 09:58| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 14:07

  • Share

Pamje të tilla si në këto video për banorët e Lazaratit janë të përditshme. Gazetari i Report Tv Piro Nase bën me dije se mbetje spitalore të rrezikshme për shëndetin hidhen sipas banorëve çdo ditë në lumin e Drinos.

Mbetjet spitalore konstatohen direkt ne rrjedhën e tharë të lumit Drino. Mëngjesin e sotëm është konstatuar një grumbullim mbeturinash si gjilpëra një përdorimshe, ampula të ndryshme, dhe preparate të tjera të rrezikshme për ambientin, njeriun dhe gjënë e gjallë. Të parët që kanë ngritur këtë shqetësim kanë qenë banorët e Lazaratit kryesisht barinj të cilët janë përdorues të një ure që ndan lumin në krahun lindor të luginës.

Ata për Report Tv shprehen se mbeturinat spitalore i merr lumi kur ka rrjedhë ndërsa tani zbrazen në kushtet e thatësirës duke rrezikuar bagëtitë apo dhe ata vetë. Barinjtë shprehen se kjo situatë është e përhershme por nuk i vendosin gishtin askujt për hedhjen e tyre në lumë. Ata shumë herë kanë kërkuar nga autoritetet vendore ndërhyrje për këtë gjendje por deri tani asgjë.

Ndërkaq në Lazarat funksionon një qendër shëndetësore por ende nuk ka një koment. Administratori i Lazaratit Muharrem Basha nuk ka pasur dijeni për këtë rast e ndërkohë pas publikimit të lajmit ne Report Tv, ka lajmëruar autoritetet shëndetësore për ndërhyrje.

Inspektorati Shëndetësor dhe inspektorët e Agjencisë se Mjedisit në Gjirokastër nuk kishin ushtruar asnjë kontroll tw mwparshwm. ISHSH, dega rajonale Gjirokastër, ka dhënë një përgjigje për Report Tv duke nënvizuar se "pas verifikimit në terren po kryen inspektime jashtë planit në institucionet shëndetësore që i përkasin rrjedhës të lumit Drino për të verifikuar dhe inspektuar, respektimin e ndarjes në burim të mbetjeve spitalore dhe kontratat që këto institucione kanë me firma të licencuara për evadimin e mbetjeve spitalore".

Ora 11:00
'Pushtohet' nga mbetjet spitalore lumi Drinos në Gjirokastër, banorët: Kemi bërë kërkesë, se çan njeri kokën! Po doli lumi jemi të vdekur

Banorët janë pyetur nga Report Tv lidhur me mbetjet spitalore në lumin Drinos në Gjirokastër. Banorët janë shprehur se ky është një rasti përsëritur si dhe kanë shtuar faktin se kanë bërë disa herë kërkesë por pa rezultat.

Banorët e zonës, i bën apel qeverisë që të ndërtojnë një urë si dhe të merren masa.

'Nuk dimë gjë kush i hedh. S'dimë gjë, ja i shikojmë. Kur ka lumi nuk shikojmë gjë sesa ka dhe i merr rrjedha e lumit.'- shprehet njëri nga banorët

'Mbeturinat e spitalit, të tëra infeksionet që ka rrethi na vijnë na i hedhin këtu. Prandaj komuna, bashkia, qeveria taksat na i marrin, kërdisa të na marrin taksat të na përgjigjen. Nuk kemi parë gjë nga ai pushtet nga ky pushtet. Tërë kohës këtu i hedhin, na çahet këmbët nga aget.'- tha një banor.

'Kemi bërë kërkesë disa herë dhe nuk e ka çarë njeri kokën, shikojnë hallin e punën e tyre.'- tha një tjerët.

'Urdhëro zotëri, shikoni të gjitha këto janë burim infeksioni, të gjitha mbetjet spitalore hidhen këtu. Janë hedhur edhe hedhje të tjera, nuk e dimë kush i hedh. Duam të merren masa dhe të ndërtojnë në urë, se ne po doli lumi jemi të vdekur.'- tha ai.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 17/06/2022 12:25

    Po Mirela Kumbaro Furxhi cfare mendon si mesuese e gjuhes frenge dhe ministre e mjedisit ?

    Përgjigju
  • Pyetje per agjentet shqipfoles: 17/06/2022 11:45

    Ndoshta SHISH e di se kush qendron mbas ketyre veprimeve dhe ka vendosur ti toleroi sepse jemi ne nje cast gjeopolitik shume delikat. Por e kane menduar ndonjehere keta zvarraniket shqipfoles se cfare mund tu bej SHISH mbasi te ndryshojn kushtet gjeopolitike? Apo jane aq injorant sa mendojn vetem per tasin me sup qe u jep organizatori? Te isha ne vendin e tyre do ndjeja shume frike sepse krimet kunder shtetit nuk harroen.

    Përgjigju
  • Ali Pasha: 17/06/2022 11:29

    Vitin e kaluar kishim zjarre cuditerisht te perqendruara ne zona strategjike, si bregdeti i Jonit dhe tuneli i Kalimashit. Kete vere po hedhin mbetje spitalore ne luginat e lumenjve. Por ne disa raste kane gabuar duke perdorur mbetje qe nuk u perkasin spitaleve te zones. Sherbimi Informativ duhet t’u bej ndonje “aksident gjuetije” ndyrsirave qe ushtrojn terrorizem ekonomik. Se per ndryshe nuk ndalojn keta maskarenj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?