Kronikë

Gjirokastër/ Ngacmoi seksualisht të miturën, mësuesi dënohet me 3 vjet e gjashtë muaj

15 Nëntor 2019, 12:42| Përditesimi: 15 Nëntor 2019, 13:07

  • Share

Dënohet me 3 vjet e gjashtë nga Gjykata e Gjirokastës, mësuesi Neshat Tepelena për ngacmimin seksual ndaj një të mitureje në Sarandë, nxënëse e tij, ngjarje e ndodhur në prill 2018.

Neshat Tepelena u arrestua pas akuzave publike që bëri familja e një vajze të mitur, të cilët thanë se ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi. Sipas dëshmisë së vajzës 11-vjeçare, mësuesi e mbajti veçmas në klasë dhe e puthi në buzë.

Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit treguan edhe raste të tjera të dyshuara në të shkuarën, një prej të cilëvë në vitin 2003 kishte shkuar deri në zyrën e Arsimit, por që u mbull vetëm me një vërejtje për mësuesin Neshat Tepelena.

Neshat Tepelena 62 vjeç ishte mësues në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?