Monumentet kulturore të Gjirokastrës do të jenë prioritet i ministrisë së Kulturës edhe në këtë katër vjeçar. Ministrja Elva Margariti njoftoi ngritjen e një Task-Force ndërinstitucionale, si një përkujdesje më shumë për këtë zonë. Task Forca synon rijetëzimin dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe vendosjen e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.
‘Jemi këtu për fazën e parë të ngritjes së këtij projekti, të hartimit të projekteve për problematikat e ndryshme, të kemi një listë paraprake që nismat tona t’i shtrijmë përtej ministrisë. Ne do të kemi mundësi që punimet ti fillojmë në janar në mënyrë masive.’- tha Margariti.
E shndërruar në një kantier ndërtimi, investimet në zonën muzeale të Gjirokastrës synojnë transformimin rrënjësor të qytetit. Pavarësisht investimeve, shqetësim mbetet humbja e vazhdueshme e banesave të vjetra karakteristike si pasojë e braktisjes nga vetë pronarët dhe mungesës së investimeve për ruajtjen e tyre, duke rrezikuar peizazhin historik të qytetit.
Kane 50 vjet qe vetem projekte per Gjirokastren dhe pese shpi kane rregulluar. Thjesht vidhni leket apo keni merak pacen me qaf pazar!
PërgjigjuPronaret duan t'ua restauroni qyl dhe pastaj keni per te pare si do u dalin zot.Me e mira eshte qe shteti t'i pyes per here te fundit ne se i duan,po thane po,detyroini t'i restaurojne,nese thone jo,kalojini ne pronesi te shtetit,restauroini dhe ktheini ne bujtina me emrin e te zoteve,p.sh //Shtepia e Kokalareve//.Shteti t'ju paguaj familjeve te drejten e perdorimit te emrit,kurse cdo fitim tjeter t'i kaloje shtetit,meqe keto shtepi u braktisen nga te zotet e tyre.
Përgjigju