Shëndeti

Gjirokastër/ Nis vaksinimi me dozën e tretë në shtëpinë e të moshuarve, paralelisht injektohet edhe vaksina e gripit

8 Nëntor 2021, 21:26| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 21:29

  • Share

Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe personeli kanë nisur aplikimin e dozës së tretë të vaksinës "Pfizer" që përmbush kriteret e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të kategorive të vendosura për moshën e tretë.

"Jam e kënaqur që po bëj vaksinën Pfizer, dy dozat shkuan mirë dhe po pres të tretën", tha një e moshuar.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër ka ndërmarrë këtë iniciativë duke angazhuar punonjësit e saj në terren. Sipas laborantit të NJVKSH, Arenc Brahimi procesi i vaksinimit të gripit të stinës, por dhe doza e tretë anti-COVID po ecën me ritme të kënaqshme.

"Ndodhemi pranë Shtëpisë të Moshuarve ku po kryejmë vaksinën dozën e tretë dhe paralelisht bëjnë dhe vaksinën për gripin e stinës. Jemi këtu sepse kjo ka qenë qendra e parë ku aplikuam dozën e parë në mars. Deri tani janë bërë 11 aplikime s'ka dhënë asnjë komplikacion, po vazhdojmë janë 76 persona që do të vaksinohen sot, 48 të moshuar dhe pjesa tjetër personel. Ne kemi vaksina pafund për të vaksinuar gjithë popullatën për gjithëgrupmoshat. Deri tani në gjithë qarkun janë kryer 130 aplikime (dozë e tretë)",  u shpreh Brahimi.

Ndërkaq kanë krejtësisht sporadike rastet e vaksinimit tek grupmosha 16-18 vjeç. E para prindërit nuk kanë shfaqur interes për të vaksinuar fëmijët dhe as institucionet shëndetësore nuk janë duke ndërmarrë fushata ndërgjegjësuese për këtë kategori.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?