Kronikë

Gjirokastër/ Një festival për rritjen e sigurisë rrugore! Haveri: Sensibilizimi i të rinjve për rregullat e qarkullimit rrugor

17 Gusht 2021, 15:00| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 15:21

  • Share

Pas Tepelenës dhe Përmetit, turi "Festivali i Sigurisë Rrugore" është ndalur këtë herë në Gjirokastër.

Njohja e rregullave të qarkullimit dhe sigurisë rrugore nga fëmijët ishte fokusi kryesor i këtij organizimi në një kohë kur muajt e fundit janë rritur shifrat aksidenteve në shkallë vendi.

Ina Haveri, drejtore pranë Zyrës së marrdhënieve për publikun nënvizoi rëndësinë e shtimit të aktivitete të tilla për rritjen ndërgjesimit tek të rinjtë.

‘Kanë bërë aktivitete interactive, pra jo thjesht si aklimi me dy rrota të rrugës, të pengesave së bashku me trajnerët tanë, kanë proceduar duke shpjeguar të gjithë rregullat e qarkullimit rrugor me qëllimin e vetëm që sot janë fëmijë  e t\ju rrënjosen të gjitha rregullat për më vonë’- tha Ina Haveri, drejtore pranë Zyrës së Marrdhënieve me publikun.

Vetë fëmijët thonë se përmes këtij aktiviteti kanë arritur të mësojnë me shumë lidhur me sigurinë rrugore.

 ‘Kam mësuar për rregullat e sigurisë rrugore dhe të shikosh në qoftë se ka makina kur kalojmë në rrugë’, shprehet një nga fëmijët.

“Mësova që gjithmonë duhet të shikojmë semaforin kur është i kuq, jeshil, ose i verdhë. Mësova që gjithmonë duhet të kalojmë tek vijat e bardha ose të kemi kujdes kur kalojmë në mes të rrugës se mund të bëhet aksident dhe nuk duhet të mbajmë telefon në makinë”.- tha një tjetër.

Edhe pse janë ashpërsuar masat për shkelësit, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka ardhur duke u rritur, ku vetëm gjatë muajit qershor 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Qershor të një viti më pare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?