Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin "Siri Shapllo" në Gjirokastër është hedhur nga kati i dytë i shkollës. Nxënësi, A. M. 16 vjeç ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborr, thanë burimet.
Burime nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastrës sqaruan për Report Tv se nga dëshmia e nxënësve dhe mësuesve, mësohet se ka të bëjë me një bast që nxënësi ka vendosur me shokët e klasës, nëse mund të hidhej apo jo nga dritarja.
Sipas deklarimeve të 3 shokëve të tij në polici, ai u hodh për një bast 10 mijë lekë të vjetra.
Nga rënia në tokë, ai ka thyer kyçin e këmbës dhe është dërguar në spital. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila heton shkaqet.
Në tre muajt e fundit në këtë gjimnaz i kanë dhënë fund jetës 2 nxënës, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi për shkaqe ende të pazbardhura nga prokuroria.
Komente

Duhet urgjentisht nga institucionet përkatëse të merrni masa për të parandaluar vazhdimësinë e rrezikut të jetëve të fëmijëve. Duhet të angazhohemi të gjithë bashkë për të parandaluar këto raste të cilat kthehen në tragjedi më humbje jeten.
Përgjigju