Siri Kacaboni

Kronikë

Gjirokastër/ Nxori armën e shërbimit gjatë vizitës mjekësore, pezullohet nga puna Polici (EMRI)

1 Nëntor 2024, 18:30| Përditesimi: 1 Nëntor 2024, 18:45

  • Share

Gjirokastër - Një punonjës policie është pezulluar nga detyra pasi nxori armën e shërbimit gjatë vizitës mjekësore në spitalin “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Siri Kacaboni i dyshuar për vepërn veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, u pezullua nga detyra që ushtronte pas kallëzimit të mjekes në Polici.

Ndërkohë raportohet se incidenti ka ndodhur muajin e kaluar, 25 tetor 2024 dhe po ashtu u denoncua edhe nga një emision investigativ.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit S.K., me detyrë trupë shërbimi në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, lidhur me ngjarjen e datës 25.10.2024, ku ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?