Foto Ilustruese

Kronikë

Gjirokastër/ Përplasi për vdekje 71- vjeçarin teksa drejtonte mjetin i dehur, arrestohet autori

24 Maj, 12:43| Përditesimi: 24 Maj, 12:50

  • Share

Gjirokastër-Një 36- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër, pasi teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur, përplasi për vdekje një të moshuar.

Drejtuesi i mjetit me inicialet D.B banues në Përmet, ishte duke udhëtuar në aksin rrugor "Këlcyrë-Përmet", duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, kur ka aksidentuar personin me inicialet R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.

‘Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Këlcyrë-Përmet", duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital', njoftoi policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?