Kronikë

Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez 

26 Dhjetor, 10:57| Përditesimi: 26 Dhjetor, 11:17

  • Share

Gjirokastër-Një 19 vjeçar pakestinez, është arrestuar nga policia pasi tentoi që të kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.

Shërbimet e Policisë, kanë finalizuar operacionin e koduar ‘Turn 1’, ku në aksin rrugor "Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë.

Drejtuesi i automjetit 19 vjeçari me inicialet A.A nuk i është bindur shenjës për ndalim por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin, por është vënë në pranga nga policia.

‘Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua dhe u vu në pranga drejtuesi i automjetit, shtetasi pakistanez A. A., 19 vjeç, banues në Pakistan. Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale', njoftoi sot policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?