Foto ilustruese

Kronikë

Gjirokastër/ Polici i dehur në timon shkakton aksident me 2 të plagosur, arrestohet

28 Janar, 17:31| Përditesimi: 28 Janar, 17:35

  • Share

GJIROKASTER- Një efektiv policie është arrestuar nga  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) pas duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur u përplas me një makinë tjetër ku mbetën të plagosur 2 pasagjerë.

"Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit tip “Citroen” në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur fshati Ribaj është përplasur me mjetin tip “Nisan”, ku si pasojë kanë ngelur të dëmtuar pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit D. H., 57 vjeç dhe shtetasi R. S., 59 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Përmetit, janë larguar për në banesë.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ai rezultoi pozitiv në masën 1.19 mg/l në testin e parë dhe 1.21 mg/l në testin e dytë, informoi sot AMP. 

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?