Kronikë
Top 24

Grushte dhe gjak në Gjirokastër, n/kryetari i bashkisë përplaset me topografin e Prefekturës

2 Maj 2018, 13:26| Përditesimi: 2 Maj 2018, 16:32

  • Share

GJIROKASTËR-Një debat mes n/kryetarit të bashkisë dhe një punonjësi të Prefekturës ka përfunduar në dhunë brenda institucionit. Sipas burimeve të Report Tv, topografi i Prefekturës Shefqet Alikaj debatoi me n/kryetarin e bashkisë Aurel Lapaj në zyrën e këtij të fundit, ndërsa më pas e goditi me grushte.

Report Tv ka siguruar pamjet nga zyra e n/kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës ku duken njollat e gjakut nga përplasja fizike mes dy zyrtarëve vendorë. Sipas gazetarit të Report Tv në Gjirokastër Piro Nase, Aurel Lapaj pas ngjarjes ka shkuar i gjakosur duke bërë denoncimin në komisariat, ndërsa punonjësi i Prefekturës ende nuk është ndalur.





Njollat e gjakut në zyrën e n/kryetarit të bashkisë Gjirokastër nga përplasja
 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Gjirokastër. Aurel Lapaj është goditur dhe dhunuar në zyrën e tij. Vlerësoj bashkëpunimin me policinë dhe i bëj thirrje organit të akuzës që të zbardhë ngjarjen dhe ta vendosë para drejtësisë.

Kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami

Prefektura drejtohet nga PS, ndërsa bashkia e Gjirokastrës nga Zamira Rami, përfaqësuese e zgjedhur nga radhët e LSI.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Euromaloku: 02/05/2018 17:37

    Filloi fushta LSI ne balle te "luftes"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?