Universiteti i Gjirokastrës

Kronikë

Gjirokastër/ Ryshfet te pedagogu për notën kaluese në Universitet, Policia merr nën akuzë sekserin e dyshuar dhe nënën e studentes!

27 Maj, 11:33| Përditesimi: 27 Maj, 11:50

  • Share

Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast mitmarrjeje që lidhej me ryshfetin e dyshuar ndaj një pedagogu në Universitetin 'Eqrem Çabej', me qëllim marrjen e notës kaluese të një prej studenteve në provimin e sezonit.

Ka qenë nëna e vajzës e cila ka kontaktuar dhe paguar një 42-vjeçar të dyshuar si sekser, ndërsa policia vendore i ka proceduar të dy dhe dosjen ia referoi Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për M. Sh., 42 vjeç, banues në Gjirokastër dhe për shtetasen shtetasen Z. P., 63 vjeçe, banuese në Gjirokastër. M. Sh. i ka marrë një shumë parash 63-vjeçares, duke e mashtruar se do ndikonte te një pedagog, që vajza e saj të kalonte një provim”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mbeten ende të paqarta dinamika e këtij akti të paligjshëm që është ende nën hetim deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe nëse ka edhe raste të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?