Policia e Gjirokastrës

Kronikë

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

22 Maj, 17:48| Përditesimi: 22 Maj, 17:54

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar në një magazinë 1000 litra naftë, 1 kamion, 3800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Akciza”, për goditjen e kontrabandës së mallrave. Gjenden në një magazinë dhe sekuestrohen 1000 litra naftë, 1 kamion, 3800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki). Vihen në pranga 2 shtetas (pronari i magazinës dhe drejtuesi i kamionit).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, si rezultat i një pune hetimore të kryer bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akciza”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Z., ku u konstatua kamioni i shtetasit P. Q., i mbushur me një sasi nafte, një depozitë me rreth 1000 litra naftë, pajisje për peshimin dhe shkarkimin e naftës, 3800 litra vaj ushqimor dhe 170 litra alkool (raki), të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë (pronari i magazinës) dhe P. Q., 58 vjeç, banues në fshatin Qesarat (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?