Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një 26-vjeçare nga Berati, në qytete të ndryshme.
Veç arrestimit të dy tutorëve, Roberto Leka, 27 vjeç, dhe Kristo Duraku, 31 vjeç, janë vënë nën hetim shtetasit H. I., 40 vjeç, dhe R. N., 36 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit R. L., dhe K. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një 26-vjeçare nga Berati, e cila e ushtronte prostitucionin në qytete të ndryshme”,-njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale blutë sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 6 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente
