Kronikë

Gjirokastër/ Shiste online mallra të kontrabanduara dhe pa faturë, ‘Marketingu’ prangos 26-vjeçarin! Nën hetim edhe babai (EMRAT+VIDEO)

23 Korrik, 14:28| Përditesimi: 23 Korrik, 14:56

  • Share

Gjirokastër- Shisnin online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari i dyshuar dhe merret nën akuzë babai i tij.

Policia e Gjirokastrës njoftoi sot finalizimin e operacionit të koduar ‘Marketing’, teksa sekuestroi në flagrancë 30 parfume të kontrabanduara që i riu Aleks Alushi po i dërgonte në banesë. Nën hetim është vendosur edhe babai i tij, Fuat Alushi, 51 vjeç.

Gjithashtu u sekuestruan edhe mallra të tjera si veshje, aksesorë, pajisje për celularë dhe kamera sigurie.

“Si rezultat i një hetimi shtatëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për goditjen e një rasti të kontrabandimit të mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Marketing”. Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi A. A., 26 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë babai i tij, shtetasi F. A., 51 vjeç, të dy banues në Gjirokastër”, njoftoi policia vendore.

26-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, duke transportuar me automjet 30 parfume pa fatura blerjeje. Më tej, nga kontrolli në banesë u gjetën mallra të tjera, për të cilat ata gjithashtu nuk kishin fatura.

“Nga hetimet dyshohet se mallrat ishin kontrabanduar dhe mbajtur në banesë, me qëllim shitjen online. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia vendore.

Ndaj të riut rëndojnë 4 akuzat; "kontrabanda me mallra të tjera", "tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "fshehja e të ardhurave" dhe "falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?