Kronikë

Gjirokastër/ Shpërthen zjarri te transformatori i fshatit Kakoz, rrugës zjarrfikësit shuajnë edhe flakët në kabinën elektrike të Valaresë (VIDEO)

5 Korrik, 19:48| Përditesimi: 5 Korrik, 19:56

  • Share

Gjirokastër- Shpërthen zjarri tek transforatori elektrik në fshatin Kakoz, Bashkia Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe rastësisht rrugës, informohet se konstatuan një tjetër vatër zjarri në fshatin Valare, në vendin e quajtur “Stallat”, afër një kabine elektrike.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, të dy zjarret u lokalizuan në kohë, pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët.

Kjo është vatra e tretë për ditën e sotme (5 korrik) në Gjirokastër, pas asaj që ra po pasdite pranë nënstacionit elektrik në rrethana pakujdesie nga një familje rome. Ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen e vatrës dhe përfshirjen e nënstacionit në flakë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?