Kronikë

Gjirokastër/ Shuhet zjarri në Topullaraj, u shpëtuan nga përfshirja e flakëve 4 fshatra

26 Gusht 2024, 08:29| Përditesimi: 26 Gusht 2024, 09:08

  • Share

Pas 8 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit e MZSH Gjirokastër me në krye komandant Gramkz Llapi, kanë arritur që të shuajnë ditën e sotme zjarrin e rënë dje (25 gusht) në Topullaraj, në Gjirokastër.

Sipas informacioneve të Report tv, operacioni për shuarjen e zjarrit masiv të rënë diten e djeshme në Topullaraj, arriti të shuhej në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm.

U luftua duke mbrojtur nga flakët fshatrat Asim Zenel, Arshi Lengo, Topullaraj dhe Dhoksat. Në operacion për fikjen e zjarrit përveç gjithë efektivit zjarrfikës, morën pjesë edhe 6 punonjës me kontratë.

Në vendngjarje do vijojnë të qëndrojë një grup prej 50 ushtarësh për mbajtjen nën monitorim të të gjithë zonës për ndonjë riaktivizim të mundshëm të zjarrit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?