Gjirokastër, tentuan të transportojnë 15 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave, arrestohen 2 shoferët nga Durrësi (Emrat)

21 Qershor 2023, 11:49| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 12:13

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kapën në tentativë për të transportuar 15 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.

Në pranga kanë rënë Rudi Rozani, 49 vjeç dhe Fundim Masha, 39 vjeç, të dy banues në Durrës.

Të arrestuarit u ndaluan në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, teksa transportonin, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet e lindjes së mesme që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje.

Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?