Në vlerësimin e turistëve të huaj që përditë i shikon me grupe nëpër rrugët e gurta të Pazarit Karakteristik, Gjirokastra është një qytet mjaft i veçantë
Vihet re muajt e dimrit një rritje e konsiderueshme e turistëve grekë në qytet, por nuk kanë munguar as turistë nga Spanja, Kroacia, Britania e Madhe, Irlanda çka përbën një risi.
Pikat më të preferuara për t’u vizituar nga turistët janë Pazari, Kalaja, muzetë, Parku Natyror i Viroit, siti arkeologjik i Antigonesë. Tashmë guidat turistike krahas qytetit të gurtë përfshijne dhe qëndrimin e turistëve në Lunxhëri, Cepo, Odrie, Antigone.
Në bazë të shifrave të Drejtorise Rajonale të Trashegimise Kulturore, prej 1 janarit të këtij viti e deri më 15 prill, Gjirokastrën e kanë vizituar mbi 17 mije turiste te huaj dhe vizitore vendas. Ndërsa po të krahasojmë këtë shifër me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje prej 10 per qind.
Komente
