Kronikë

Gjirokastër/ Ushtronte aktivitete tregtare pa licencë, në pranga 68-vjeçari! I sekuestrohen mallra e para

10 Korrik, 13:14| Përditesimi: 10 Korrik, 14:24

  • Share

Gjirokastër- Ushtronte disa aktivitete tregtare pa licencë, arrestohet 68-vjeçari i dyshuar.

Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se ka finalizuar aksionin e koduar “Stacioni”, ndërsa sekuestroi mallra, 1 automjet dhe shuma parash në lekë dhe në euro.

I dyshuari akuzohet edhe për transport qytetarësh, aktivitet po i palicencuar.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin “Stacioni”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi F. P., 68 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", duke transportuar 2 qytetarë. Nga kontrolli fizik, iu gjetën shuma parash në euro dhe në lekë, të dyshuara të përfituara nga këto paligjshmëri, si dhe nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 550 paketa me cigare, pije alkoolike, mjete industriale dhe produkte ushqimore”, njoftoi policia.

Nga verifikimet rezultoi se i dyshuari nuk kishte licencë për transport qytetarësh dhe se mallrat që transportonte ishin të kontrabanduara, pasi nuk kishte fatura blerjeje për to. Dosja për këtë rast i kaloi prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?