Kronikë

E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari vetëvritet dy muaj pas Irsa Muçollarit! Të dy nxënës të së njëjtës shkollë! U trajtua edhe nga psikologia e gjimnazit, nisin hetimet

20 Prill, 19:26| Përditesimi: 20 Prill, 22:31

  • Share

Gjirokastër-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar është vetëvarur. I mituri Veip Peçi është gjetur në banesë nga familjarët e tij, të cilët e kanë dërguar edhe në spital pa shenja jete, rreth orës 13:30 të 20 prillit.

Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti që i mituri ishte nxënës i gjimnazit "Siri Shapllo" në qytetin e Gjirokastrës, i së njëjtës shkollë ku studionte edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari, e vetëvrarë po ashtu dy muaj më parë.

Tashmë, Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet edhe për vetëvrasjen e 17-vjeçarit Peçi. Një grup hetimor është ngritur për të përcaktuar shkaqet dhe motivet që e kanë çuar nxënësin e shkollës “Siri Shapllo” drejt vetëvrasjes, ku nuk përjashtohet as pista e bullizmit.

Burime të sigurta për Report Tv bëjnë me dije se 17-vjeçari është trajtuar edhe nga psikologia e shkollës. Ajo ka zhvilluar disa seanca me të miturin dhe në dëshminë e dhënë në Policinë e Gjirokastrës, mësohet se ka rrëfyer detaje nga konsultimet që ka pasur me nxënësin.

Nga ana tjetër, Policia dhe prokurori i gatshëm po marrin dëshmitë e të gjithë personave që kanë pasur kontakt të afërt me të miturin dhe që mund të kenë dijeni për motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Blutë e qytetit të Gjirokastrës po vlerësojnë edhe faktin nëse rastet e vetëvrasjes së dy nxënësve të së njëjtës shkollë mund të jenë nxitur për shkak të bullizmit brenda në ambientet e shkollës.

“Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V.P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes', njoftoi Policia e Gjirokastrës.

Edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari ishte nxënëse e së njëjtës shkollë “Siri Shapllo” dhe u gjet e vetëvrarë në banesë më 15 shkurt, rreth 2 muaj më parë. Edhe kjo ngjarje po hetohet pas dyshimeve se e mitura i dha fund jetës për shkak të bullizmit. Për këtë rast janë pyetur të afërm e miq të 17-vjeçares, por edhe punonjës e nxënës të shkollës, por organi i akuzës thotë se nuk ka gjetur prova që e mitura mund të jetë vetëfliiuar për shkak të bullizmit, por gjithsesi hetimet vijojnë.

1745174038_veippei.jpg

 

17-vjeçari i vetëvrarë, Veip Peçi

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?