Gjirokastër-17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri është vetëvarur në banesë, ndërsa ishte nxënës i gjimnazit "Siri Shapllo" në qytetin e Gjirokastrës, aty ku studionte edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari, e cila u vetvra dy muaj më parë.
Burime për Teport Tv bëjnë me dije se rasti është trajtuar nga psikologja e shkollës, e cila ja ka referuar rastin dhe grupit ndersektorial për mbrojtjen e të miturve në bashki dhe është trajtuar edhe nga ana tyre. Ndërkohë, lidhur me këtë rast kanë nisur edhe hetimet, ndërsa po pyeten të gjithë personat që mund të kenë dijeni.
Policia po vlerëson edhe nëse rastet kanë lidhje me njëri- tjetrin, ndërsa janë marr edhe konsultimet që psikologia ka bërë me 17- vjeçarin.
'Gjirokastër/ Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi Veip Peçi., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes', njoftoi sot policia.
Më 15 shkurt të këtij viti, 17-vjeçarja Irsa Muçollari, nxënëse e gjimnazit "Siri Shapllo" i dha fund jetës duke u vetëvarur në banesë pasi dyshohet se ishte bullizuar në shkollë. Hetimet nisën kryesisht, me indicie, pasi në rrjetet sociale u publikuan disa mesazheve të shkembyera nga shokët e saj të klasës, ku thuhej se nxënësja e vitit të parë ishte ofenduar në mësim nga një mësuese. Gjithashtu dy nxënës të shkollës thanë se 17-vjeçarja kishte rënë pre e bullizmit, por pa dhënë më shumë detaje.
Komente
