GJIROKASTER- Gjykata e Gjirokastrës la në “arrest në burg” Ilia Mastorën, 69-vjeçarin i cili dyshohet se është autori i vrasjes brenda shtëpisë së tyre të çiftit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në Dropull, më 2 maj 2024
Në seancë, prokurorja Blerina Musabelli ofroi provat shkencore dhe gjyqtarja Mariola Beluli pranoi masën e kërkuar prej saj.
Gjykatën caktoi avokat kryesisht Jorgo Kasapin, i cili në seancë kundërshtoi akuzën dhe pretendoi se klienti i tij nuk ishte autor i krimit.
Prokurorja Musabelli kërkoi burg pa afat për Mastoran. Ndërsa avokati i vendosur nga shteti Jorgo Kasapi në seancë ka kundërshtuar akuzën duke thënë se Mastora është i pafajshëm pasi nuk ka qenë ai autori i krimit.
Megjithatë kjo s’ka mjaftuar për gjyqtaren Beluli, e cila dha masën e arrestit burg pa afat.
Sipas uniformave blu, shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit që ka përshkallëzuar deri në përdorimin e sendeve të forta. Pasi i vrau më 2 maj 2024, Thoma Mastora u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë çiftin Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç, të vdekur në banesë.
Tre ditë pas ngjarjes, policia zbardhi rrethanat e vrasjes së dyfishtë dhe arrestoi si autor, Thoma Mastora.
Ai është trajtuar 3 herë në spitalin psikiatrik në Vlorës. 69-vjeçari është nga Portëza e Fierit dhe i martuar në fshatin Bodrishtë në maj të vitit 1989.
Me fillimin e ndryshimeve politike Thomai shkon në Greqi së bashku me gruan. Që të përfitonte dokumente greke ai merr mbiemrin e bashkëshortes Mastora. Dyshohet se e ka ndryshuar edhe emrin pasi më parë e ka pasur Petrit.
Ndaj tij rëndon akuza penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur një sasi municioni luftarak, si edhe mjeti më t cilin ka vrarë të moshuarit që është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencor.