Drejtoria e Policisë Gjirokastër

Gjirokastër/ Zhvati 42 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, 'Porosia' prangos 27-vjeçarin! Katër muaj hetime, i gjendet dhe armë

9 Nëntor, 12:45| Përditesimi: 9 Nëntor, 12:49

  • Share

Gjirokastër- Përvetësoi 42000 euro nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 27-vjeçari. Katër muaj hetime me metoda proaktive, kanë çuar agjentët e policisë në zbardhjen e një rasti të dyshuar.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare Gjirokastër bëri sot (9 Nëntor) me dije se në bashkëpunim me Sektorin Operacional finalizoi operacionin e koduar “Porosia”.

Në pranga ka rënë i dyshuari A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Picar, për veprat penale "mashtrimi" me pasoja të rënda, dhe "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

“Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 42000 euro, nga një shtetase. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, gjetën të fshehur dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë, të cilën e mbante pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia nuk dha detaje rreth rastit, por hetimet i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?