Foto Ilustruese

Kronikë

Gjirokastër/ Zjarr në një pallat, evakuuohen banorët, shkak një shkëndijë elektrike

21 Mars, 16:33| Përditesimi: 21 Mars, 16:42

  • Share

Gjirokastër-Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një pallat në Gjirokastër, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarri ka rënë në katin e 3 të pallatit në lagjen ‘18 shtatori’, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po evakuojnë banorët e pallatit.

‘Në katin e tretë të një pallati në lagjen "18 shtatori", dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  R.K. Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit. Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi’, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?