Zjarri në Libohovë në vendgrumbullimin e mbetjeve

Kronikë

Gjirokastër/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Libohovë, dyshohet të jetë i qëllimshëm

26 Maj, 15:45| Përditesimi: 26 Maj, 15:46

  • Share

Një zjarr është përhapur ditën e sotme në vendgrumbullimin e mbeturinave në qytetin e Libohovës, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa tymi po përhapet drejt zonës së banuar, duke ndotur ajrin dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe Libohova, si dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

 Operacionit për shuarjen e flakëve i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide, i cili po ndjek nga afër situatën. Sipas të dhënave në terren, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?