Kronikë

Gjirokastër, zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik, digjen 200 metra katrorë sipërfaqe me barishte

11 Korrik, 22:55| Përditesimi: 11 Korrik, 22:59

  • Share

Një vatër zjarri është regjistruar pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër mbrëmjen e kësaj të premteje. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe konstatuan se zjarri ndodhej jashtë rrethimit të nënstacionit dhe kishte përfshirë barishte të thata.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë flakët nën kontroll, me qëllim parandalimin e përhapjes drejt nënstacionit dhe banesave përreth.

Fatmirësisht, nuk pati dëme në infrastrukturë apo objekte banimi. Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 metrash katrorë me barishte.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?