Zjarr pranë varrezave të Gjirokastrës, kabina elektrike merr flakë! Zjarrfikësit në vendngjarje

3 Korrik, 15:21| Përditesimi: 3 Korrik, 15:23

  • Share

GJIROKASTËR - Një zjarr ka rënë në varrezat publike të Gjirokastrës, por zjarrfikësit ndërhynë në kohë reale.

Disa momente më parë pranë magazinës së vajit, ka rënë zjarr në një kabinë elektrike. Shkëndijat që dilnin nga kabina kishin shkaktuar zjarrin në barërat përreth saj.

Menjëherë u nis një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se digjeshin barëra dhe shkurre përreth kabinës dhe rrezikohej një banesë dhe një subjekt privat (fabrika e vajit).

U ndërhy duke hedhur ujë për izolimin e zjarrit deri në fikjen e plotë të tij. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe e vogël me barëra e shkurre.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?