Kronikë

Gjirokastër/ Zjarri djeg një sipërfaqe me shkurre, rrezikohen banesat

19 Korrik 2024, 15:13| Përditesimi: 19 Korrik 2024, 15:24

  • Share

Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë depos së vjetër të ujit në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 300 m shkurre.

Sipas informacioneve nga Report Tv, mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse ku konstatuan se zjarri ishte në barëra midis 2 banesave të cilat po rrezikoheshin. 

Menjëherë u ndërhy duke hedhur ujë për izolimin e zjarrit deri në fikjen e plotë të tij.

Në vendngjarje ndodhen edhe forca policore.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?